Zgjedhjet e 21 qershorit, Audry Glover sërish në krye të vëzhguesve të ODIHR

480
Ambasadorja britanike Audry Glover do të jetë sërish në krye të misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të cilët do të ndjekin nga afër zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Emërimi i saj u konfirmua për Zërin e Amerikës nga burime zyrtare të ODIHR-it. Ambasadorja Glover ka drejtuar edhe misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet politike të 2009. Në atë kohë qeveria e ish kryeminisrit Sali Berisha e kundërshtoi praninë e saj, për shkak se zonja Glover kishte drejtuar ODIHR-in në periudhën kur u zhvilluan dhe zgjedhjet problematike të 1996. Ambasadorja Audry Glover rikthehet sërish në Shqipëri, me të njejtin mision të 6 viteve më parë, atë të drejtimit të vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet vendore. ODIHR-i ja ka besuar për të dytën herë këtë detyrë, pavarësisht se ardhja e saj në 2009 shkaktoi një përplasje të fortë me autoritetet shqiptare të kohësh. E djathta në pushtet nuk e kishte harruar klimën e vështirë që ishte krijuar me vëzhguesit ndërkombëtarë në zgjedhjet problematike të 1996, ndërsa e kishte konsideruar “jo realist” raportin e atëhershëm të ODIHR-it që drejtohej pikërisht nga zonja Glover. 

Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha nuk e priti në asnjë takim ambasadoren e cila mbërriti në Shqipëri në maj të 2009, madje zyrtarisht, përmes dhe Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve, kërkoi largimin e saj. Një kërkesë e cila u refuzua kategorikisht, pasi rrezikonte të ahpte një precedent të parregjistruar më parë. Këmbëngulja e atëhershme ishta aq e fortë sa si zgjidhje kompromisi, u gjet dublimi i ambasadores Glover me misionin e asamblesë parlamentare të OSBE-së, në krye të të cilit u vendos Volfgang Grossruck, i njohur për lidhjet e afërta me qeverinë e atëhershme. Këtë herë ambasadorja Glover pritet të jetë në krye të 24 vëzhguesve afatgjatë dhe afër 250 vëzhguesve afatshkurtër. Të paktën ky është numri që i është kërkuar vendeve anëtare të OSBE-së që të kontribuojnë. 

Vëzhguesit do të gjejnë sërish një “mjedis politik të polarizuar mes Partisë socialiste dhe Partisë demokratike”, sic thekson dhe raporti i pak kohëve më parë i misionit faktmbledhës së ODIHR-it. Sipas këtij raporti “shumë bashkëbiseduesë të misionit të ODIHR-it kishin shprehur drojën se mosbesimi politik mes partive mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve” dhe se këto zgjedhje “shihen gjerësisht si një provë e rëndësishme për reformën e qeverisjes vendore dhe statusin kandidat në BE të marrë së fundmi nga Shqipëria”, shkruhet në raport. Raporti gjithashtu theksonte se bashkëbiseduesit e misionit “e konsideruan të domosdoshëm vëzhgimin e zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR dhe disa prej tre kërkuan angazhimin e një numri sa më të madh të mundshëm për të mbuluar të gjitha fazat e procesit zgjedhor që nga fushata te procesi i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit”.
Sigal