Zgjedhjet e 21 qershorit, ASHE prezanton kandidatët për Bashkitë

375
Aleanca për Shqipërinë Evropiane e kryesuar nga PS-LSI, pjesë e së cilës janë bërë edhe PDIU e FRD, ka organizuar në Pallatin e Kongreseve një aktivitet ku do të prezantojnë 61 kandidatët e saj për zgjedhjet e ardhshme lokale. I pari që ka folur ka qenë kreu i PS për Tiranën, njëkohësisht kreu i PS në Tiranë, Saimir Tahiri, i cili vlerësoi ndër të tjera një sërë masash të ndërmarra nga qeveria dhe atë çka do të bëhet duke votuar në drejtimin e duhur.  

Tahiri: Të 61 kanidatët e së majtës do të vijojnë punën e Qeverisë
“Kemi vizion për drejtimin e duhur, dhe e nisëm nga shlyerja e borxheve që la qeveria e kaluar. Duam të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm. Të gjitha ministritë kanë bërë një punë të madhe deri tani për t’i çuar gjërat në drejtimin e duhur. Padyshim ka ende shumë punë për të bërë. Duam të garantojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme për sot dhe për të ardhmen. Parashikimet edhe nga ndërkombëtarët janë për një rritje të qëndrueshme edhe gjatë 2015”, tha ministri Tahiri.

Sigal

Kandidati për Durrësin, Dako: Këtë herë e kemi të sigurt votën për punën e bërë
“Në 18 muaj në Durrës investime sa për 8 vite, Do të kryejmë investime për ta transformuar qytetin e Durrësit, Premtojmë se do përmirësojmë cilësinë e infrastrukturës, e cilësinë e jetës së qytetarëve. Me këtë reformë, kryetarët e Bashkisë japin potenciale për zhvillimin e rajonit. Ne do ta ndryshojmë dhe do të bëjmë më të mirën. Do të kërkojmë sërish votëbesimin pas 4 vitesh, se këtë herë e kemi të sigurt votën për punën e bërë”.-U shpreh Vangjush Dako.

Peleshi:Ne flasim për projekte, kundërshtari kërkon të kaluarën
“Në punën si kryetar bashkie kupton se problemet e qytetarëve janë problemi yt. Pas gjithë këtyre problemeve, ky pozicion të jep kënaqësinë më të madhe. Kënaqësia e të ndryshuarit të jetës së të tjerëve, Kam zili për 61 kandidatë që do të jenë fitues dhe do çojnë Shqipërinë në drejtimin e duhur. Edhe kandidatët e kundërshtarit janë të ndryshëm, kanë një vështrim. Projekti i tyre kthimi i vendit te kaluara ku shqiptarët u ndanë në 23 qershor 2013. Qeveria dhe 61 bashkitë do të punojnë krah për përkrah për ta çuar vendin në drejtimin e duhur. Flasim për plane e projekte ku i kemi transformuar qytetet tona. Kandidatët e tjerë krijojnë mendimin se në Shqipëri nuk ka shpresë.”- tha Peleshi.

Panariti: Do të ketë zhvillim të qëndrueshëm urban e rural
“Mbaroi edhe koha kur plehrat i liheshin në derë komunës fqinje, Kij se do të ketë një zhvillim të qëndrueshëm urban e rural. Do të ketë njësi të reja , për aktet e pronësisë, por edhe bujqësinë.”- tha Panariti.

Koka: Nuk do i zhgënjej qytetarët, ne jemi drejtimi i duhur
Florjana Koka, kandidatja e mazhorancës për bashkinë e Sarandës, gjatë fjalës së saj është shprehur e bindur se do jetë ajo fituesja e zgjedhjeve të 21 qershorit, duke theksuar se kjo mazhorancë është drejtimi i duhur për ta. “E majta siguron më shumë se 70 % të votimeve në këtë bashki. Unë dua tju siguroj se do jem unë fituesja e 21 qershorit në Sarandë. Do jetë e majta fituesja e shumicës në Këshillin Bashkiak të Sarandës. Unë nuk do i zgënjej qytetarët e sarandës, do tju ofroj atyre një jetë më të mirë sepse për ta nuk ka zgjedhje tjetër, ne jemi drejtimi i duhur”, theksoi ajo.