Zgjedhjet e 2013 dhe rezultati i partive në përfshira në dy koalicione të mëdha

6742
Loja e koalicioneve nga zgjedhjet e vitit 2013 deri në zgjedhjet e kësaj legjislature. Si kanë qenë të ndërtuara, kush ka fituar, sa kanë fituar dhe si do të shkojnë partitë në 25 qershor. Debatet pas marrëveshjes famëkeqe që nxori jashtë loje partitë e vogla
Katër vite më parë partitë u futën në zgjedhje të bashkuara në koalicione. Por sot situata është krejt tjetër. Koalicionet janë përçarë dhe si partitë e djathta ashtu edhe ato të majta, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të garuar në këto zgjedhje. Kjo falë një marrëveshje të arritur mes liderit të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste. Kjo marrëveshje nuk lejonte hyrjen e partive në zgjedhje në një koalicion të përbashkët. Për këtë arsye, partitë duhet të gjenin një mënyrë për të qenë të bashkuar, duke mos dëmtuar votat. Por si ka qenë trendi i votave në vitin 2013 kur PS dhe PD u futën në zgjedhje të bashkuar me partitë e vogla? Zgjedhjet parlamentare 2013 u zhvilluan në një kontekst ndryshe nga ai që do të zhvillohen këtë vit. Katë vite më parë Dy forcat e mëdha politike u futën në zgjedhje në koalicione. Pra ato ishin të bashkuara dhe kjo ishte nja nga format e cila paraqitej për herë të parë që nga viti 2001. Pikërisht në vitin 2013 erdhi dhe rotacioni politikë. Partia Demokratike, e cila mbante pushtetin prej tetë vitesh doli e humbur në këto zgjedhje. Pavarësisht se ishte e bashkuar në një koalicion, PD humbi përballë koalicionit të majtë. Koalicioni i majtë fitoi 993 mijë vota dhe 83 deputetë, ndërsa koalicioni i djathtë fitoi 680 mijë vota dhe 57 deputetë. Ndërkohë dy partitë e reja politike të cilat morën pjesë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe garuan të vetme fituan rreth 40 mijë vota, por ato nuk u përkthyen në asnjë mandat parlamentar. 

Rritja e partive të tjera politike 
Një nga forcat e cila ka arritur numër të konsiderueshëm votash në vitin 2013 dhe ka qenë përcaktuese në çdo rast për fituesit e zgjedhjeve, ka qenë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Në vitin 2013 kjo forcë politike mori 180,470 vota. Por rritje nuk pati vetëm LSI në këto zgjedhje. Në 2013 të gjitha partitë e treta politike patën rritje. U vu re një ulje e numrit të votave të fituara nga Partia Demokratike. Partia Republikane, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe PDK nga e djathta si dhe LSI e PDS tek e majta njohën rritje në zgjedhjet e vitit 2013, teksa garuan në koalicion me PS dhe PD. Ndërkohë shënuan ulje të numrit të votave PSD dhe PBDNJ. 
Tabela e Partive pjesëmarrëse në zgjedhjet 2013 dhe rezultatet përkatëse
Partitë
PS, 713,407 vota, 65 mandate
PD, 528, 373 vota, 57 mandate
LSI, 180, 470 vota, 16 mandate
PR, 52,168 vota, 3 mandate
PDIU, 44,957 vota, 4 mandate
FRD, 29, 310, vota 0 mandate
PBDNJ, 14,722 vota, 1 mandate
PDK, 13,288 vota, 0 mandate
PDS, 11,891 vota, 0 mandate
PSD, 10,220 vota, 0 mandate
AKZ, 10, 196 vota, 0 mandate
AP, 8927 vota, 0 mandate
PKD, 7993 vota, 1 mandate
PS91, 6135 vota, 0 mandate
PLL, 6089 vota, 0 mandate
LZHK, 5428 vota, 0 mandate
PAD, 1384 vota, 0 mandate
PAA, 2640 vota, 0 mandate
BLD, 2681 vota, 0 mandate
D.PRIFTI, 6164 vota, 0 mandate 
Sigal