Zgjedhjet brenda partisë, e deleguara e LSI-së Gjosha dhe nënkryetari i LSI takime me strukturat e Pogradecit

464
Sigal

Klajda Gjosha: LSI 
partia e qytetarëve që kanë nevojë të dëgjohen

 Klajda Gjosha : Platformat dhe alternativat e reja i
shërbejnë përmirësimit dhe progresit të LSI

 Klajda Gjosha: LSI do të bëhet më e fortë me energjinë
dhe punën e palodhur të të rinjve

 Endrit Braimllari: Të dëgjohet zëri i çdo anëtari për
të  qenë më pranë çdo familjeje të thjeshtë
shqiptare

 Endrit Braimllari: Strukturat tona të prodhojnë debate
konstruktive

 

Gazeta Telegraf/

E deleguara e
LSI-së, në Pogradec, znj. Klajda Gjosha dhe Nënkryetari i LSI-së z. Endrit
Braimllari, zhvilluan një takim me strukturat e LSI-së në këtë qytet. Në këtë takim
u bisedua rreth zgjedhjeve që do të mbahen në parti.

Fokus të veçantë
pati përzgjedhja e delegatëve me qëllim që Pogradeci të përfaqësohet në mënyrë
sa më dinjitoze në Konventën Kombëtare të LSI-së.

Znj. Gjosha u
shpreh se në këto zgjedhje të brendshme LSI-ja, vjen me kandidatë të cilët
shpalosin platforma dhe ide të cilat i shërbejnë përmirësimit të saj. 

“Kjo është gjëja
më e rëndësishme për mirëfunksionimin e një partie. LSI-ja është partia e të
gjithëve, ku progresi mundësohet duke ofruar alternativa, platforma dhe
ide”,tha znj. Gjosha

 

E deleguara e
LSI-së në Pogradec, kërkoi angazhim maksimal të strukturave për një përfaqësim
sa më dinjitoz.

“Ne duhet të
punojmë të gjithë bashkë që të hapim LSI-në, 
ndaj njerëzve të mirëarsimuar, figurave me peshë në qytet, duke e shtuar
me anëtarë të rinj, të cilët kanë potencialin për të kontribuar. LSI-ja ka
nevojë  për këtë lloj fryme, ka nevojë të
rritet më shumë dhe për këtë kërkohet angazhim i të gjithëve, në mënyrë që të
përfaqësohemi sa më denjësisht”, tha znj. Gjosha.

Ajo shtoi se
LSI-ja është partia e dyerve të hapura, partia ku dëgjohet dhe respektohet zëri
i gjithë qytetarëve dhe kjo frymë 
pozitive është kryefjala e funksionimit të kësaj partie.

Znj, Gjosha,
vuri theksin te riorganizimi i strukturave të rinisë, si shpirti i Lëvizjes
Socialiste për Integrim.“LSI-ja është partia e të rinjve, ndaj është me shumë
rëndësi puna me rininë. Janë të rinjtë ata që 
do të jenë fytyrat e të ardhmes së LSI-së, janë të rinjtë që me
vendosmërinë dhe energjinë e tyre do të ta bëjnë më të fortë këtë parti. Ekipi
i të rinjve duhet të jetë më aktivi”, tha znj. Gjosha. 

 

Nënkryetari i
LSI-së, z. Endrid Braimllari duke u ndalur në çështjet organizative, theksoi se
respektimi i strukturave, mobilizimi i bazës, duhet të jetë maksimal, në mënyrë
që  LSI-ja të ecë përpara dhe të forcohet
akoma dhe më shumë, duke përfaqësuar sa më shumë njerëz në struktura.

Z. Braimllari, u
shpreh se përzgjedhja e 35 delegatëve të qytetit do të bëhet sipas parimit një
anëtar, një votë  dhe do të jetë një garë
reale njësoj si ajo për zgjedhjen e kryetarit të përgjithshëm të LSI-së.

“Strukturat tona
duhet të prodhojnë debat konstruktiv. Ne duhet të dëgjojmë çdo anëtar  në mënyrë që të përmirësohemi, duke qenë më
pranë qytetarëve me zgjidhje konkrete. Ne do vazhdojmë të jemi të hapur e
gjithëpërfshirës, pasi sfidat e vendit kërkojnë një ekip LSI-je gjithnjë e më
të fortë. Kërkojnë një LSI përfaqësuese për të gjitha familjet e thjeshta
shqiptare. Shqiptarët kanë nevojë për një forcë politike që i dëgjon dhe i
qëndron pranë, tha z. Braimllari.