Zgjedhjet 2017 – Fleta e votimit për 25 qershorin: LSI e para, PS e dyta, PD e gjashta

1393
KQZ hodhi sot shortin për fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Nga shorti i hedhur, fleta e votimit nis me LSI të parën, PS renditet e dyta, ndërsa PD është pozicionuar e gjashta në listë.
Shorti nuk ka kaluar pa batuta dhe të qeshura lidhur me renditjen e partive, sidomos pozicimi i LSI në krye të listës.
Batutat nuk munguan edhe kur perfaqesuesi i PDIU terhoqi numrin.
Kreu i KQZ-së dëgjohet tek thotë: “E vrau Idrizi po ishte 14. Bingo”.
Dhe në fakt PDIU u pozicionua e 13. Lista prej 18 subjektesh politike mbyllet me LIBRA-n e Blushit.

1-LSI
2-PS
3-PKD
4-Sfida
5-PR
6-PD
7-PBDSH
8-PAD
9-PSD
10-PAD
11-FRD
12-PDS
13- PDIU
14-PAAK
15-“MEGA”
16-PKSH
17- PAPD
18-LIBRA
Sigal