“Zgjedhje të blera”, Basha: Raporti i DASH, pasqyrë e realitetit të trishtë në Shqipëri

116
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka raguar pas raportit të publikuar nga DASH, sipas të cilit për vitin 2017 korrupsioni në Shqipëri rezulton i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Në një deklaratë për mediat, Basha tha se keto janë shqetësime të përcjella edhe më herët nga Partia Demokratike.
Sipas Bashës, raporti i DASH është “një pasqyrë e vërtetë e realitetit të trishtë të Shqipërisë”, duke u ndalur tek blerja e votës, drejtësia e kapur, qeveria e korruptuar, etj.
“Raporti është i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë. Për fat të keq është një pasqyrë e vërtetë e realitetit të trishtë të Shqipërisë, këtë herë i përcjellë nga SHBA. Janë disa shtylla kryesore ku ndalet raporti i DASH, si: zgjedhje të blera, qeveri e korruptuar, drejtësi e kapur, media të kapura, çdo kush mund t’i lexojë vetë këto gjetje. Flitet për arrestime, mbajtje të paligjshme të qytetarëve në polici, kushte çnjerëzore në vendet e ndalimit, bllokim i emërimeve në drejtësi, emërime politike, etj. Këto janë shqetësime të ngritura edhe më herët nga PD”, u shpreh kryedemokrati Basha.