Zgjedhje surprizë, PD dhe PS “shkëmbëjnë” bastionet historike

554
Në rezultatet e deritanishme të këtyre zgjedhjeve vendore mund të quhen edhe zgjedhjet që kanë rezervuar surpriza. Partitë më të rëndësishmë politike si Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se kanë “ndërruar” bastionet mes tyre. Partia Demokratike ka arritur të fitojë në bashkitë e Përmetit, Pogradecit, Mallakastrës, Cërrikut dhe Selenicës të cilat prej kohësh janë quajtur si bastione të majta.
Përmeti ka qenë një ndër surprizat e këtyre zgjedhjeve ku me 1633 vota më tepër ka fituar kandidati i PD Niko Shupuli në një prej bastioneve më të mëdha të PS. Me 4771 vota, ose 58.6% Shupuli ka siguruar fitoren ndërsa garonte përballë kreut aktual të bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçes i cili ka marrë vetëm 3138 vota ose 38.5 %. Edhe qyteti i Pogradecit i cili konsiderohej i majtë në këto zgjedhje është ngjyrosur me blud dhe do të drejtohet 4 vitet e ardhshme nga kandidati i djathtë Eduard Kapri, i cili ka marrë 17.388 vota përkundrejt 15.675 vota të marra nga kandidatja e ASHE, Diana Mile. Sa i përket Bashkisë së Mallakastrës fitues është shpalur Agron Kapllanaj me 1750 vota më shumë ndaj kandidatit të majtë Shqyqyri Kapllani.
Agron Kapllanaj është shprehur mjaft i gëzuar për fitoren e tij në një intervistë të shkurtër telefonike për A1 Report duke falenderuar zgjedhësit e Mallkastrës për këtë zgjedhje. Bashkia e Cërrikut do të ketë për kryetar kandidatin e APPD Altin Toska, i cili ka marrë shumë vota se kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Qamil Boja. Kandidati i djathtë për Bashkinë e Selenicës Përparim Shametaj me 6.096 vota ose me 53,8 % të votave ka dale fitues. Shametaj garonte përballë kandidates së pavaruar Alma Golemaj e cila ka marrë vetëm 151 vota dhe Kasëm Cenajt i mbështetur nga ASHE, ky i fundit ka marrë 5078 vota ose 44.86 vota. 
Megjithatë e djathta ka humbur disa prej bashkive të saj të konsideruara si bastione duke përmendur këtu Pukën, Mirditën, Hasin, Kurbinin. Kandidati i majtë Gjon Gjonaj fiton garën për Bashkinë e Pukës, megjithëse me një rezultat të ngushtë. Ai ka qenë në dizavantazh, por kanë qenë kutitë e fundit të cilat ishin në favorin e ti që i dhanë edhe fitoren. Sa i përket bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka fituar garën përballë Gjergj Prengës së Aleancës popullore për Punë e Dinjitet. Dedaj ka marrë 8377 vota ose 55,4% ndërsa Prenga ka marrë 6751 vota ose 44,6%. 
Nga numërimi i 32 kutive, kandidati i majtë Adem Lala ka fituar zyrtarisht Bashkinë e Hasit. Adem Lala i ASHE mori 4884 vota ose 52.98 %, Elez Maçi i APPD mori vetëm 3141 vota ose 45.29 %. Ndërsa Gëzim Ukperaj i PSD mori vetëm 57 vota ose 0.82 %. Artur Bardhi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane është shpallur fitues i bashkisë së Kurbinit. Edhe pse u dorëhoq nga gara, kandidati i së djathtës votuesit duket se kanë shprehur vullnetin e tyre me votë për kandidatin Altin Biba, i cili ka marrë 2313 vota. Ndërkohë vijon procesi i numërimit në bashki të tjera të vendit. 
Sigal