‘Zgjedhje nul, përplasja fillon në gusht’/ Demalia: ‘Problemet do të fillojnë kur të nisë transferimi i bashkive’

450
Sigal

Analisti Ilir Demalia nga Ora Neës u shpreh se zgjedhjet në 30 qershor mund të zhvillohen, por përplasja e vërtetë do të ndodhë në gusht, kur të ndodhë transferimi i bashkive.

‘Këmbëngulja e Ramës do ta çojë në një gjendje shumë të rëndë. Rama mund ti bëjë zgjedhjet me 30, por kriza do të fillojë në shtator, në gusht kur krerët duhet të dorëzojnë bashkitë. Tani për të qenë të sinqertë këtu nuk kemi një krizë popullore, njerëzit po të shohësh janë indiferent, sepse shqiptari nuk e ka koshiencën e lirisë dhe të vendosmërisë. Shqiptari ka atë mizantropinë e vetë të ngushtë, të marri bukën, domaten, djathin të shëllohet në plazh  gjithë ditën.

Besjana Palushaj: Mendoni se zgjedhjet në 30 qershor do të bëhen, por të gjithë i druhemi tensionit dhe konflikteve që mund të krijohen?

Ilir Demalia: Janë zgjedhje nul. Patjetër që do të ketë. Nëse tani mbahet një lloj ekuilibri nga bizneset dhe interesat e tyre dhe e njerëzve që nuk duan të prishin rehatinë, mirëpo kjo ka ndodhur gjithmon në Shqipëri. Kjo ka ndodhur edhe në ’97. Njerëzit thoshin jemi mirë, kemi pare dhe kur erdhi pastaj u bë katrahura. Nuk është e njëjta situatë si në ’97, por mund të ndodhë që gjendja të duket e qetë, të ketë disa incidente, por zgjedhje janë këto?

Zgjedhje me makina ushtarake, me autoblinda, se dikush përdor si juntë ushtarake… Këta nuk kanë gjeneral. Ushtria jonë ka kaptera, por jo gjeneral. E pash edhe ministrin e Brendshëm në emisionin “Opinion”, të Fevziut, një njeri me nivel tepër të ulët. Një fjalor tepër të varfër. Një njeri që është katolik dhe nuk njihte historinë e krishtërimit.

Besjana Palushaj: Pra në këtë situatë ku ndodhemi, pas 30 qershorit ju mendoni se nuk do të ketë një zgjidhje të krizës, por një agravim të saj?

Ilir Demalia: Do të ketë ngritje të temperaturave të tensionit politik dhe ato do të akumulohen dhe në gjykimin tim them që gushti, kur të bëhet transferimi i bashkive, aty do të fillojë përplasja. Është e turpshme për ndërkombëtarët dhe imorale që mbajnë këtë qëndrim kaq të hapur, antidemokratik, antishtet.