Zgjedhje në Qershor, çfarë përmban marrëveshja politike

413
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë publikuar sot marrëveshjen e arritur një natë më parë, mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Presidenti dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 Qershor, ndërsa partitë opozitare duhet të regjistrohen brenda datës 26 Maj.
Zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen në të njëjtën datë me zgjedhjet e përgjithshme, pra 25 më Qershor.
Sa i përket ndryshimeve në qeveri, me propozim të opozitës, zv/kryeministri do të jetë teknik, ashtu sikurse ministri i Brendshëm, ai i Arsimit, Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, ai i Financave, dhe i Drejtësisë.
Gjithashtu, me propozim po të opozitës do të zgjidhet Kryetar i ri i KQZ dhe Avokati i Popullit.
Sigal