Zgjedhje e kryeprokurores, kush është deputeti i PS që nuk mori pjesë në seancë

541
Arta Marku u zgjodh sot nga Kuvendi si prokurore e përkohshme me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.
Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim dhe seanca u shoqërua me tensione duke detyruar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci të zgjedhë votimin e fshehtë.
Mësohet se në votim kanë marrë pjesë edhe deputetët e PDIU, Rreme Lala dhe Aqif Rakipi.
Në seancë nuk ishte i pranishëm ish ministri dhe deputeti, Saimir Tahiri të cilit Gjykata i ka bllokuar pasaportën pas hetimeve për grupin ‘Habilaj’.


Sigal