Zgjedhja President, homologu polak uron Metën: I bindur se do e çoni vendin drejt integrimit europian

441
Presidenti i Republikës së Polonisë, z. Andrzej Duda, ka uruar z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë. Përmes një telegrami urimi, z. Duda shprehet se Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.
Gjithashtu, Presidenti i Polonisë thekson se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Letra e plotë
I nderuar zoti President, Me rastin e zgjedhjes suaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh urimet e sinqerta në emër të kombit polak dhe në emrin tim. Me këtë rast, më lejoni të theksoj, që Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe reciprokisht të dobishme me Shqipërinë.

Unë besoj se marrëdhëniet diplomatike, 80-vjetorin e të cilave festojmë këtë vit, si dhe bashkëpunimi dhe miqësia afatgjatë midis Polonisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjithashtu në NATO, do të forcohen dhe thellohen më tej. Unë jam i bindur se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Ju lutem pranoni, Z. President urimet më të mira për suksese në realizimin e misionit tuaj i cili do të shërbejë për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qytetarëve të Shqipërisë

Me respektin tim më të lartë,
Andrzej Duda Presidenti i Republikës së Polonisë
Sigal