Zgjedhja e Ruçit, reagon LSI, Vasili: Edi Rama, ky kryeministër pazarxhi

53
Pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit dhe deklaratës së Edi Ramës, se LSI nuk votoi pasi frikësohej nga rrjedhje votash, ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Është kreut i grupit parlamentar, Petrit Vasili ai i cili e akuzon Ramën për pazare.

Ja çfarë shkruan Vasili në Facebook:
Ky kryeministër pazarxhi.

Po si nuk u bë xhanëm kryeminister ky që rastësisht kemi.
Ngordhi nga qejfi të blejë vota, i shkoi jeta shit e bli.
Nuk ngrihet dot mbi nivelin e tregtarit dhe pazarxhiut provincial, që blen patate dhe në fund i del pras.
Megjithatë ky shkollëpakti harron atë që thotë populli “balo të hëngërt tënja e ke të keqen brenda”.