Zgjedhja e Markut mes akteve të dhunës, Kreu i Shtetit Ilir Meta: Kaosi kthen vendin prapa

487
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Kreu i shtetit ka komentuar zhvillime e seancës së fundit në Kuvend ku u zgjodh kryeprokurorja Arta Marku, ndërsa opozita protestoi dhe hodhi tymuese brenda sallës së Kuvendit.
Meta tha se klima konfliktuale nuk i shërben vendit, kur presim çeljen e negociatave me BE-në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës. “Të fokusohemi drejt qershorit të këtij viti për negociatat me BE. Vendi i ka të gjitha shanset për negociatat. Nëse humbet kjo mundësi do ketë një kosto të madhe për perspektivën e vendit. Stisja e situatave kaotike mund të kthehej edhe më pas akoma. Duhet të heqim dorë nga fryma konfliktuale”, tha Meta. 
I pyetur nëse zgjedhja e Kryeprokuroes vetëm me votat e maxhorancës do ta ngadalësojë Reformën në Drejtësi, Meta tha se “duket sikur situata është kthyer përpara korrikut të 2016, ku kishte përpjekje për të bërë një reformë jo me konsensus e sipas rekomandimeve të Venecias, por për të dështuar një reformë dhe faturuar fajin diku tjetër”.
“Është thënë se Shqipëria ligjet i bën të mira, por çalon te zbatimi. Këtë radhë ne nuk do bëjmë gabim fatal. kushtetutën e kemi shumë të mirë për çështjen e reformës në drejtësi. Pavarësisht nga disa detajime që u bënë atëherë, duke mosparashikuar disa zhvillime në zbatimin e saj të cilat më pas kanë krijuar disa interpretime të ndryshme lidhur ne ndërtimin e institucioneve të reja. Kur palët këcënojnë njëra-tjetrën nuk garantojnë për institucione të reja, për drejtësi të re”.
Sigal