Zgjedhja e kryeprokurores së re, Balla: Ata që bërtasin kanë probleme me drejtësinë

581
Pas zgjedhjes së kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku mes tensionesh, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit. Balla tha se ata që bërtasin sot kanë probleme me drejtësinë dhe sipas tij, debati duhet të bëhet në institucione.
“Monika e kishte hallin tek duart në xhepa. Janë bërë bashkë të gjithë ata që prej viti 2014 kanë qenë kundër reformës në drejtësi. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë nën dirigjimin e Sali Berishës. Atëherë ata nuk mundën të bllokonin reformën në drejtësi. Ky debat nuk mund të zhvillohet me dhunë dhe me bidona me ujë. Debati zhvillohet në institucione. Ata që bërtasin kanë probleme më drejtësinë”- tha Balla.
Sigal