Zëvendësministri i ri i Arsimit, Taulant Muka: Të vihen para përgjegjësinë kush e punësoi në Universitet

599
Sigal

Zëvendësministri i ri i Arsimit, Taulant Muka, kur ishte në detyrë, reagoi menjëherë dhe kërkoi që të ngrihej një grup pune dhe të verifikonte kush e punësoi në universitet pedagogun me veprimtari kriminale. Deri tani nuk është bërë asgjë.

Muka: Është e pafalshme. Është përgjegjësi e jona që profesorë të tillë të mos jenë në auditorët shqiptare. Kam krijuar një grup pune në Ministrinë e Arsimit për të marrë informacion se si ky individ është marrë në punë, kush ka qenë pjesë e grupit, të verifikohen diplomat e rastit në fjalë, të verifikohet puna kërkimore. Kam bërë verifikim vetë dhe ky person ka plagjiaturë. E pafalshme për strukturat arsimore është edhe që pedagogët e paaftë janë pjesë e sistemit akademik, ndërsa ata që zëvendësministri Muka i cilësoi si pasuri kombëtare, të punojnë në call center.