Sigal

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama po zhvillon një vizitë në Londër.

Në këtë vizitë, ai ka zhvilluar një takim edhe me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordin Robertson.

Lordi Robertson: “Krimi më i madh që mund të bëjnë politikanët, është të neglizhojnë rreziqet!”

Ishte një kënaqësi e madhe për mua të takoja sërish pas 16 vjetësh një mik të vyer të Shqipërisë, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordin Robertson, me të cilin kam patur fatin të kem një bashkëpunim shumë të mirë gjatë periudhës kur shërbeja si Ministër i Mbrojtjes në vitin 2002, në qeverinë e Kryeministrit Pandeli Majko.
I ftuar për të folur në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor ku bashkë me kolegen Mimi Kodheli përfaqësojmë Kuvendin e Shqipërisë, Lordi Robertson nënvizoi idenë se është shumë e rëndësishme të nxjerrim mësim nga e kaluara dhe të mos heqim dorë nga përvojat e suksesshme të së shkuarës.

Praktika kur një gjeneratë e re politike që vjen në qeverisje, e fillon çdo gjë nga zeroja, është e gabuar dhe e dëmshme, theksoi ai.
Ndërkaq, nga fjala e Lordit Robertson dua të veçoj në ligjëratë të drejtë shprehjen: “Krimi më i madh që mund të bëjnë politikanët, është të neglizhojnë rreziqet!”
Gjatë bisedës me Lordin Robertson, ai u interesua për zhvillimet në Shqipëri dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon.