Zëvendëskryeministrja Mesi: Qeveria do të ndihmojë banorët me gjithçka

401
Pas mbledhjes në Tiranë të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave për të intensifikuar përpjekjet ekzistuese për menaxhimin e përmbytjeve në Qarkun Shkodër, Zëvendëskryeministrja Mesi rikthehet në Shkodër me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Niko Peleshi dhe Zëvendësministrin e Mbrojtjes Petro Koçi. Nga terreni në Njësinë Administrative Dajç dhe Ana e Malit, ata komunikuan me forcat e armatosura, të Policisë së Shtetit dhe Emergjencave Civile për të siguruar që situata është nën kontroll dhe se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë sipas nevojës. Zëvendëskryeministrja Mesi u shpreh se “do të shtojmë furnizimin me bazë ushqimore për banorët dhe uji të pijshëm. Gjithashtu do të sigurojmë furnizimin shtesë me bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Krahas shtimit të forcave në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve janë siguruar edhe 8 milion lek nga KESH, shumë që do të shkojë për ndihma për banorët.”. Zëvendëskryeministrja Mesi falënderoi të gjithë aktorët që janë përfshirë në menaxhimin e situatës dhe theksoi që nevojitet intensifikim i bashkërendimit të masave dhe bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe komunitetit për të përballuar situatën.
Sigal