Zëvendësimi i mandatit të Metës, Manjani refuzon, në Kuvend Ardit Çela

410
Kuvendi i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zëvendësimin e mandatit të Ilir Metës, i cili dy ditë më parë mori detyrën e Presidentit të Republikës. Sipas renditjes në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas Ilir Metës renditet Ylli Manjani. Por ky i fundit ka refuzuar për të qenë pjesë e Parlamentit, me argumentin se politika nuk bëhet vetëm duke qenë deputet. Ndërkohë, me shumë gjasë, mandati i Ilir Metës do t’i kalojë të pestit në listë, që është Ardit Çela. Çështja do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sigal