Zëvëndës Kryeministrja Senida Mesi takime në Kosovë me homologun Hoxhaj dhe Ministrin e Tregtisë & Industrisë Bajram Hasani

541
Zëvëndës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi ka zhvilluar sot në Kosovë takim me homologun e saj Z. Enver Hoxhaj dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së këtij vendi, Z. Bajram Hasani. 
Gjatë takimit me Z. Hoxhaj,Znj. Mesi ka nënvizuar bashkëpunimine ngushtë politik që ekziston mes dy vendeve, si edhe ndërveprimin vëllazëror që karakterizon Shqipërinë dhe Kosovën. Në këtë kuadër, ato kanë rënë dakord që ta përforcojnë edhe më tepër bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe kanë insistuar për rritjen e mëtëjshme të komunikimit në çdo fushë të interesit të përbashkët. 
Në lidhje me mbledhjene ardhshme të përbashkët mes dy qeverive që do të realizohet me datë 27-28 Nëntor në Shqipëri, të dy zëvëndës kryeministrat kanë bashkëbiseduar për produktet konkrete që priten të përmbushen së shpejti si rezultat i këtij takimi, dhe kanë nënvizuar gjithashtu rëndësinë e koordinimit për të çuar përpara çdo agjendë që është në interes të dy vendeve. 
Zv/Kryeministrja Mesi i siguroi homologut Hoxhaj faktin se Kosova mbetet natyrshëm partneri strategjik i Shqipërisë dhe se vendi ynë ngelet tërësisht i angazhuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona. 
Gjatë vizitës në Prishtinë, Znj. Mesi u takua gjithashtu edhe me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Z. Bajram Hasani, ku në fokus të bisedës ishte thellimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. 
Të dyja palët dakordësuan për vijimin e punës për jetësimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe për avancimin e çështjeve me rëndësi për të dyja vendet. Ato diskutuan gjithashtu edhe për krijimin e lehtësirave për produktet që eksportohen nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. 
Sigal