Zef Preçi: Real politikë Amerikane…

754
Sigal

Edhe pse personalisht asnjehere nuk e kam kuptuar qarte heshtjen e diplomacise Amerikane dhe Europiane ne Tirane ne periudhen e kanabizimit te vendit dhe perfshirjen e gjere te policise, nje numri deputetesh dhe te mjaft funksionareve te tjere te larte publike ne mbrojtjen dhe perfitimet marramendese nga kjo veprimtari kriminale ende e pazbardhur plotesisht (perjashto ndryshimet ne drejtuesit e policise ne qender dhe ne qarqe nga Ministri Xhafaj), besoj se per cilindo qe ndjek zhvillimet politike, ekonomike, sociale, etj. ne vendin tone nuk eshte veshtire per te kuptuar c’fare kane te perbashket ne menyre thelbesore keto qendrime. E perbashketa e diplomacise Amerikane dhe Euroaone ne Tirane eshte serioziteti ne angazhimin e tyre ne reformen ne drejtesi; bashkerendimi i perpjekjeve per te krijuar nje kulture ligjore dhe institucionale te bazuar ne barazine perpara ligjit te cilitdo qytetar a pushtetar, ne pushtet apo ne opozite, i pasur apo i varfer… Eshte pikerisht “barazia perpara ligjit” premisa fillestare per crrenjosjen e “kultures se pandeshkueshmerise” e ngulitur aq thelle nga elita politike e diskredituar dhe e korruptuar post-komuniste e vendit tone.

Te jemi te qarte: reforma ne drejtesi e nisur me veting-un, megjithe ngadalesine e pajustifkueshme dhe “guret nen rrota” qe mund te vene ndaj ketij procesi segmente te caktuara anti-reforme, me shume ne radhet e maxhorances se te opozites, apo me keq akoma perpjekja per “pronesimin” politik apo politizimin e institucioneve te reja nga maxhoranca qe rrezikon t’i ktheje keto institucione ne koracen mbrojtese te abuzuesve te djeshem apo te sotem me pushtetin dhe besimin publik, do te ece perpara dhe eshte e pakthyeshme. Amendimet e paradyvjeteve ne me shume se 1/3 e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise kane sjelle nje realitet te ri politik dhe institucional ne Shqiperi, ndersa dhe SHBA dhe BE kane nxjerr jo pak mesime te vlefshme nga problemet e shfaqura e nje reforme te ngjashme te ndermarre me heret ne Rumani, Kroaci dhe se fundi ne Maqedoni. Dmth “qeverisja” e drejtesise ne Shqiperi edhe disa dekada do te jete tripolare, pra pervec maxhorances dhe opozites, duhet marre seriozisht edhe prezenca e huaj e SHBA dhe BE dhe kjo do te jete edhe me dukshme sapo institucionet e reja te drejtesise te fillojne funksionimin e tyre sipas ligjit. Me kete rast, duke vleresuar pozitivisht mitingun e djeshem te protestes te opozites, mendoj se roli i kesaj te fundit vjen duke u rritur sidomos ne kontrollin institucional permes Kuvendit te procesit ligjevenes ne fushen e drejtesise per te garantuar balancat e nevojshme, si premisa te rendesishme per legjitimitetin e vepritmarise se isnticioneve te reja te drejtesise ne te te ardhmen.

Gjithashtu, te jemi te qarte edhe per dicka tjeter: hapi i radhes ne procesin e integrimit ne Bashkimin Europian – vendimarrja e liderve te BE per marrjen e fteses per celjen e negociatave eshte afer dhe ka akoma shanse te ndodhe. Por ajo nuk eshte dhe nuk mund te jete kurrsesi nje hipoteke politike e maxhorances se majte me pushtet dhe as qe mund te arrihet me propapagande mediatike apo reforma deklarative gjysmake qe vetem se rritin peshen e kesaj maxhorance ne kontrollin e institucioneve te drejtesise e atyre kushtetuese ne pergjithesi. Ndeshkimi sipas ligjit i zyrtareve te larte, larg populizmit abuziv dhe spekulimeve mediatike apo mbi bazen e teorive konspirative, pavaresisht emrave te pervecem apo peshes qe kane patur apo qe kane aktualisht ne skakieren politike te vendit, pavaresisht dhimbjeve ne formacionet politike perkates, eshte parakusht per rikthimin e besimit te qytetareve ndaj shtetit te se drejtes, eshte premise per te krijuar nje kulture tjeter ne ushtrimin e ketyre funksioneve dhe mbi te gjitha nje sjellje tetjeter, larg arrogances se sotme te zyrtareve te zgjedhur apo te emeruar politike te vendin tone.

Deklarata e sotme e ambasadorit Amerikan D. Lu dhe thirrja e tij e sinqerte per nje proces te rregullt ligjor ndaj nje zyrtari te larte te dyshuar per perfshirje ne krimin e organizuar, por edhe paralajmerimi serioz per legjitimitet te vendim-marrjes perkatese jane nje deshmi tjeter jo thjesht e faktit se ai ka perfaqesuar dhe perfaqeson ne cdo cast interesat e vendit te tij mik dhe partneri strategjik me i rendesishem i Shqiperise ne te gjithe historine e vet si shtet sovran. Dmth largimi i Ambasadorit LU nga Shqiperia pas disa javesh me rastin e mbarimit te mandatit si perfaqesues zyrtar i Washingtonit te Tirane nuk ka perse te gezoje ne fshtehtesi politikane te korruptuar, “peshq” qe te te gjitha madhesive e peshave, sepse ashtu si politika miqesore amerikane ne mbeshtetje te progresit demokratik te Shqiperise dhe mireqenies se shqiptareve si dhe mbeshtetja e proceseve te nisura duke filluar me reformen ne drejtesi do te vazhdojne me te njejtin intensitet. Kjo eshte aq e vertete sa reformen ne drejtesi dhe ndertimin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi nuk e pengon dot me askush, as vete Donald Lu…