Zef Preçi: 3 kriteret për të vendosur pagesën e rrugës

661
Ekonomisti Zef Preçi reagoi për vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit, ndërsa u shpreh se përvoja e vendeve të Bashkimit Evropian shtron 3 pyetje në rastin e Partneritetit Publik-Privat në komunikacion. “1 – A ekziston rrugë (motorway) paralele me akses të lirë (pa pagesë) dhe me cilësi/karakteristika (kategori) të njëjta? 2 – A janë rrugë të ndërtuara me investime jopublike? 3 – Sa ndikon pagesa për mjet/kalim në nivelin e jetesës (d m th sa e pranueshme është nga shoqëria)? Këto janë pikëpyetje që vijnë nga përvoja e BE”, u shpreh ish-ministri, duke publikuar edhe një studim ndërkombëtar për këtë çështje. Megjithatë për Zef Preçin, në kushtet e Shqipërisë, vlen të shtohet edhe një pyetje e katërt: “A ka kapacitete mbikëqyrëse të cilësisë së shërbimit me pagesë (d m th të investimit në përmirësimin e mirëmbajtjes dhe uljen e rreziqeve) qeveria shqiptare me institucionet e veta vartëse?”. Rruga e Kombit është ndërtuar me financim nga buxheti i shtetit për lidhjen me pikën kufitare të Morinës, ndërsa pak vite më parë është firmosur për dhënien e saj me koncesion për plotësimin e investimit dhe mirëmbajtjen.
Sigal