Zëdhënësja e PD-së, Dr. Ina Zhupa publikon tenderin: Bashkia do të prishë pedonalen “Murat Toptani” (Foto)

241

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një foto të tenderit të hapur të bashkisë, ku shkruan se Erion Veliaj në funksion të FUSHA shpk, që do të ndërtojë kullat tek Teatri, do të prishë pedonalen Murat Toptani dhe do ta bëjë rrugë makinash.

Sipas saj pavaresisht parave të investuara nga BE, me shpërfilljen më të madhe në interes të oligarkeve të ndërtimit merret vendimi për ta prishur nga Bashkia e Erioni Betonit.

Postimi i plotë

Shpërdorimi i fondeve të Bashkimit Europian dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore nga Veliaj në funksion të mafias së ndërtimit.

Vendimi i fundit nga bashkia e Erioni Betonit është që në funksion të futjeve të betoniereve të Fusha shpk që do ndertojne kulla te teatri, edhe me pas te makinave, pedonalen Murat Toptani, ta prishin edhe ta bejne rruge makinash (foto tenderi i hapur nga bashkia) Pedonalja e pare e qytetit u ndertua me fondet e Bashkimit Europian, si nje projekt i bashkise se Lulzim Bashes me rreth 2 milion euro investim dhe u inagurua nga ambasadori i BE i kohes Ettore Sequi dhe nga kryebashkiaku Basha (fotot e aktivitetit). Nderkohe zgjedhja per ta shnderruar ne pedonale nuk ishte e rastesishme por lidhet me rrenonjat e kalase se Tiranes, edhe me objekte me vlere te trashegimise kulturore, te cilat nese do hapej rruge makinash do ishin ne rrezik.

Por pavaresisht parave te investuara nga BE, ku ne aspirojne te behemi anetar, me shperfilljen me te madhe ne interes te oligarkeve te ndertimit merret vendimi per ta prishur nga Bashkia e Erioni Betonit. E bene parate e europianeve dhe vizioni i Lulzim Bashes, dhe duan ta prishin aferet me oligarket dhe mungesa e vizionit e Erion Veliajt.

Gjithashtu ky vendim pervecse harxhon para te tjera nga taksat tona, edhe hedh ne kosh ato te taksapaguesve europiane ve edhe ne rrezik trashegimine tone kulturore. Vete bashkia Tirane ne ëebin e saj, shkruan per pedonalen “ka vlera historike dhe mund të konsiderohet si një galeri natyrore, muzeale dhe historike” (foto nga ëebi bashkise)

Por avazi i vjeter i dyshes Veliaj-Rama per te shkaterruan trashegimine kulturore vazhdon. Ata qe shkaterruan stadiumin, duan te shkaterrojne teatrin, kane vene ne rrezik qendren historike, duan te vene ne rrezik Kalane e Tiranes. Cdo gje vihet ne funksion te mafias se ndertimit dhe pastrimit te parave, pa pyetur per interesat dhe per parate e qytetareve.