Zëdhënësja e PD-së, Dr. Ina Zhupa bën bilancin e Veliajt në bashki: Gjeti një park të madh, tashmë gjysma është shkatërruar

457
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë një bilanc sa i takon punës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për parqet e lojërave për fëmijë në kryeqytet.“Gjeti një park të madh dhe ka aktualisht gjysmë parku të shkatërruar”, shkruan Zhupa në rrjetin social Facebook. Zëdhënësja e PD-së ka postuar një video, e cila sipas Zhupës, ‘nxjerr zbuluar’, kryebashkiakun.

Postimi i plotë i Ina Zhupës
Bilanci i Veliajt me parqet e lojërave për fëmije: “Gjeti një park të madh dhe ka aktualisht gjysmë parku të shkatërruar” Një ditë nuk na u shfaq Erion Veliaj (Betoni) me lopatë, por ushtria e PR në bashki kishte shpërndarë një artikull të “The Guardian” ku e cilësonte Tiranën qytet miqësor me fëmijët. Asgjë për t’u marrë seriozisht kur shikon që ishte artikull i sponsorizuar dhe kur e jeton përditë Tiranën. Le të marrin Parqet e mëdha të lojërave për fëmijë në Tiranë. Kur Veliaj erdhi në pushtet ishte një park i madh tek rruga Elbasanit dhe quhej “7 Xhuxhat”. Sot ai park nuk është më, në vend të lojërave për fëmijë, të pemëve, të ujit, aty ka beton dhe bëhet gati të ngrihet një përbindësh betoni. Në video gjeni si ishte dhe si është sot. Veliaj ndërtoi me 7 milionë dollarë një park lojërash me beton, zhavorr e hekur tek parku i madh i Liqenit. Dëmtoi seriozisht habitatin e kodrave të Liqenit, por as kjo masakër nuk e bëri më dinjitoze këtë park lojërash për fëmijë, Tiranën. Agjencia e parqeve dhe rekreacionit e Blendi Gonxhes merr një fond prej 475.5 milionë lekë të reja nga të cilat 159.6 milionë lekë të reja për shpenzimet me detyrë mirëmbajtjen. Por pavarësisht gjithë atyre parave të ndërtimit dhe këtyre të mirëmbajtjes, parku i lojërave është në një gjendje të mjerueshme. Është një gjysmë park i shkatërruar, ku fëmijët më shumë mund të dëmtohen sesa të kënaqen. Pamjet e realitetit janë marre me vështirësi nga djemtë e ekipit duke u penguar nga policia bashkiake. Mesa duket kanë urdhër t’i bëjnë roje betonit që degradohet çdo ditë. Tapeti jeshil që kishte shtruar të mbulonte betonin dhe zhavorrin është prishur dhe betoni është në këmbët e fëmijëve. Koshat e basketbollit, rrjetet, gjithçka është prishur, është hequr dhe nuk funksionon. Shinat për një tren betonizuan një pjesë të mirë në të parkut të Liqenit, por ai tren nuk u nis kurrë në ditët e zakonshme për fëmijët dhe nuk funksionon. Ai tren funksionoi vetëm për dy reklama të Veliajt. Në video keni si ishte në propagandën e Erionit dhe si është gjendja sot. Paratë janë hedhur dhe hidhen ende, natyra është shkatërruar, por fëmijët nuk e kanë një park të vlefshëm. Paratë që harxhohen janë të qytetarëve të Tiranës, natyra që shkatërrohet është e qytetarëve të Tiranes, fëmijët që nuk kanë asnjë park të madh me lojëra janë fëmijët e Tiranës. Kështu është Tirana miqësore me fëmijët?!
Sigal