Zëdhënësi i Metës mesazh kreut të KED: ‘Dvoran ruaj qetësinë me videot se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma’

409
Sigal

Zëdhënësi i Presidentit Meta, i është përgjigjur kreut të KED, Ardian Dvoranit, pasi ky i fundit tha në një dalje publike tha se ‘i sjell në vëmendje “sqaruesit”, që çështjet e rendit të ditës së një mbledhjeje nuk janë kokrra mollësh që vetëm numërohen, por janë çështje që kuptohen dhe dallohen në përmbajtjen e tyre.

Blushi i kujton Dvoranit të mbledhë mendjen dhe të mos dëmtojë provat pasi do ta rëndojë më tej pozitën e tij.

‘Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen!

Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!

Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë!

Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma!

Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!

Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot!

Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin!

Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!-shkruan zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.