Emrat/ “Zbuluan parcelën me kanabis të Artur Bushit, policia fsheh krimin dhe arreston oficerin”

208

Disa të arrestuar, mes tyre edhe një polic për shkak se zbuluan një parcelë me kanabis që i përkiste kreut të bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Ky është denoncimi i një qytetari në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, parcela në fjalë ndodhet në fshatin Shqezë.

Postimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:

Narkopolicia fsheh krimin!

Me urdhër të Vasal Kimikut badiguardi i Eskobarit fshehu zbulimin rastësisht në Shqeze të një plantacioni të madh kanabisi, sipas qytetarit dixhital që i përkiste vet Artur Bushit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Zoti Berisha sot pa dashje është zbuluar një parcelë e pafundme me kanabis. Janë arrestuar disa njerëz mes tyre dhe një oficer policie. Arsyeja kryesore e arrestimit të këtyre të pafajshmëve është që ajo parcelë ka qenë e Artur Bushit, Fatmir Durmës dhe bandës tyre. I nderuar fshati quhet Shqeze Mafsheqe kurse oficeri që mbulon atë zonë kam bindjen që quhet Hysen Pula.