Zbulohet strategjia e opozitës, ja si do pengohen votimet në 30 qershor

762
Sigal

Protesta të përditshme deri më 30 qershor.

Kjo pritet të jetë strategjia e opozitës për javën e fundit, e cila është vendimtare përsa i takon aksionit të saj opozitar.

E ndërsa nga mazhoranca vijohet të insistohet për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, pavarësisht se Presidenti Ilir Meta ka anulluar zgjedhjet, opozita shprehet e vendosur se në këtë datë nuk do të ketë zgjedhje.

Zhvillimi i protestave nga e hëna e javës që vjen deri të dielën është paralajmëruar nga kreu demokrat, në fjalimin përmbyllës të protestës së sotme, strategji kjo që pritet të zyrtarizohet në mbledhjen që po zhvillohet në selinë e demokratëve mes Bashës, drejtuesve të partive opozitare, kryesisë dhe ish-deputetëve.

Basha është shprehur për zhvillimin e protestave të përditshme, ndërsa i ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar për mbrojtjen e demokracisë.