Zbulohet shtatorja e Idriz Seferit në Gjilan, Meta: Të vendosur ta mbajmë gjallë historinë

539
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur nga qyteti i Gjilanit, se i ka akorduar atdhetarit të madh Idriz Seferi, urdhrin më të lartë: “Heroi i Kosovës”. Thaçi mori pjesë në Manifestimin kushtuar 28 Nëntorit dhe me ç’rast u zbulua dhe shtatorja e patriotit të madh Idriz Seferi.
Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Gjilanit, ku binte shi edhe borë, merrte pjesë si i ftuar edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili mori fjalën dhe tha:
“Sot ne na ka mbledhur në veçnati idriz Seferi, ky atdhetar nga më të shquarit, legjendë e kombit. Figura e tij do të lartësohej në betejën e famshme të kaçanikut, emër që do të gdhendej në kujtesën e kombit me këngën : Kaçanik, shëkmbën e gur, vritesh e pritesh për flamur…”
Sot në 105-vjetorin e Pavarësisë, nuk jeni vetëm ju, por janë dhe shumë e shumë trima të tjerë të Gjilanit, Karadakut e Anamoravës, është edhe ai që çoi deri në fund amanetin e Idriz Seferit, Adem Jashari.
Jemi të vendosur që historinë ta nderojmë e ta mbajmë gjallë dhe jam këtu për të shprehur mirënjohjen më të madhe për heronjtë e Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë ata pa të cilët nuk mund të ngrihej flamuri në Vlorë me Ismail Qemalin.
Duke marrë pjesë në këtë përurim, ndaj bindjen më të madhe se për heronj si idriz Seferi nuk ka vdekje, por përjetësim! Lavdi idriz Seferit dhe gjithë trimave të Kosovës.”
Sigal