Zbulohet një bazë prostitucioni e maskuar si Qendër Estetike

531
Sigal

Policia e kryeqytetit kreu një operacion në kryeqytet, pas informacioneve se në një qendër estetike ushtrohet prostitucion. Sipas informacioneve policia ka bllokuar ambientet dhe punonjësit. Finalizohet pas 7 muajsh hetimi, operacioni policor i koduar “Extra Service”. Në pranga 3 administratore qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe një u shpall në kërkim. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore, finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetaseve:

– H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë

– A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë

– L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë

si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DV-R, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambiente ku ushtrohej ky aktivitet.