Zbulohet kush e merr në dorë drejtimin e LSI-së pas largimit të Ilir Metës

430
Ashtu siç është paralajmëruar më herët edhe nga Kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit do të zgjidhet sot Presidenti i Ri i Republikës, duke e lënë në këtë mënyrë edhe drejtimin e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Po kush do të marrë postin e tij? Burime jozyrtare tregojnë se se Petrit Vasili do të drejtojë partinë si nënkryetar i LSI-së, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo, pasi Kongresi do të bëhet pas zgjedhjeve, kur do të vendoset edhe për kryetarin e ri të LSI-së.
Ilir Meta do të marrë detyrën zyrtarisht më 24 korrik. Kujtojmë se pjesë e garës për Kreun e Shtetit u bë dhe zëvendëskryetari i LS-I­së, Petrit Vasili, i propozuar nga Kryesia.
Sigal