Zbulohet kush e informoi PD-në për të kaluarën kriminale të dy deputetëve

473
Partia Demokratike citonte burime informale në kërkesën dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e dy deputetëve të PS dhe PDIU, sipas saj me të kaluar kriminale në Itali.
Por pavarësisht kësaj, burime konfidenciale nga Partia Demokratike bëjnë me dije se informacionin në lidhje me dy deputetët Gjetan Gjetani (PS) dhe Aqif Rakipi (PDIU), e ka nga partnerët ndërkombëtarë në Itali.
PD i dorëzoi sot kërkesën Prokurorisë për verifikimin e këtyre informacioneve, që pasi dy deputetët sipas saj ndodhen në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kuptim të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015. PD deklaron se si Prokuroria ashtu edhe KQZ duhet të kishin kërkuar verifikimin e plotë të të dhënave kryesisht.
Sigal