Zbulohet dokumenti sekret i SHISH

528
Sigal

Agjentët e infiltruar të shërbimit informative kanë siguruar informacione, se në protestën e 8 Qershorit do të përfshihej një grup paramilitar i ardhur nga Kosova. Grupi kishte formim ushtarak dhe misioni final ishte djegia e Kuvendit dhe sajimi i Rajshtagut shqiptar sipas modelit “Baton”

Zbulohet dokumenti sekret i SHISH që paralajmëroi rrezikun e djegies së Kuvendit të Shqipërisë

Parandalimi i masakrës së Tiranës: Paramilitarë nga Kosova dhe Serbia të nxitur nga Batonët për të sajuar Rajshtagun

“Informacioni bënte të qartë, se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi presidenti Ilir Meta. Ky informacion sekret ishte në qendër të mbrojtjes së presidentit Ilir Meta përpara Komisionit Hetimor Parlamentar më 9 shtator. Tashmë pasi është ndjekur procedura e nevojshme, dokumenti i hartuar nga SHISH është pjesë e dosjes së Komisionit Hetimor, fakt i deklaruar nga kryetari Ulsi Manja, paraditen e të mërkurës. Ekzistenca e këtij informacioni sekret, mbërritur në të njëjtën kohë për presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, ka ngjallur kureshtje, mbi të gjitha, për detajet se si dhe kush do ta digjte tempullin e parlamentarizmit. Dy burime të pavarura nga njëri tjetri, që e kanë parë këtë dokument dhe treguan, detajet e përmbajtjes. Bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brenda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin, se në protestën e 8 Qershorit, do të përfshihej një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare. Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë. Dokumenti sekret nuk jep të dhëna, se kush ishin këta persona, kush i kishte paguar apo financuar e, mbi të gjitha, nëse ishin të armatosur dhe me çfarë mjetesh do të mund të çanin rrethimin policor të Kuvendit. Këtë informacion SHISH e ka ndarë edhe me agjencitë homologe partnere, mes tyre, edhe ato të SHBA.