Zbulohen tre vota pro Metës President. Kush janë deputetët që do ta votojnë

466
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka deklaruar tre votat pro të PDIU-së në Kuvend për zgjedhjen e Ilir Metës President. Doda tha se si ajo, Shpëtim Idrizi dhe Aqif Rakipi do t’i japin besimin Ilir Metës, aleatit të tyre në qeveri.
“Unë zoti i Idrizi, zoti Rakiti kemi vendosur për kandidaturën e zotit meta”,- u shpreh Doda e pyetur nga gazetarët.

Këto deklarata kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda i bëri pas takimit të partive të vogla me ambasadorët e BE, OSBE dhe SHBA për të gjetur rrugën për daljen nga kriza politike.
Sigal