Zbulohen emrat e ministrave që ka thirrur Rama në mbledhje të dielën në mëngjes

198
Pasditen e së shtunës u shpërnda lajmi se kryeministri Rama ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë të dielën në mëngjes në orën 10.00.

Lapsi.al u interesua dhe burime pranë kabinetit të qeverisë thanë se nuk do të ketë asnjë mbledhje qeverie.

Të njëjtat burime saktësuan se bëhej fjalë për një takim që do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste ku kryetari Edi Rama ka thirrur 12 koordinatorët e dërguar nga kryesia e Partisë në qarqe.

Një pjesë e tyre janë ministra dhe kjo krijoi idenë e thirrjes së një mbledhjeje qeverie. 

Në këtë mbledhje pritet që Rama të konfirmojë vendimin që ministrat e angazhuar në qarqe duhet të lënë detyrën e ministrit.

Të deleguarit sipas qarqeve:
Saimir Tahiri, (ministër) – Tiranë


Gramoz Ruçi – Fier


Taulant Balla – Elbasan 


Vangjush Dako – Durrës


Damian Gjiknuri (ministër) – Vlorë


Niko Peleshi, (ministër) – Korçë


Ditmir Bushati (ministër) – Shkodër


Blendi Klosi, (ministër) – Berat


Lindita Nikolla (ministër) – Lezhë


Mimi Kodheli (ministër) – Dibër


Bledi Çuçi (ministër) – Gjirokastër


Ilir Beqja (ministër) – Kukës