Zbulohen detaje nga takimi Xhafaj-Vlahuttin, çfarë u tha për 38 dosjet nën hetim të bandave kriminale

634
Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Takimi mes dy zyrtarëve ka zgjatur rreth 45 minuta dhe është zhvilluar te Ministria e Brendshme.
Burime i thanë Report Tv se dy tema të nxehta kanë qenë pjesë e diskutimi mes kryediplomates së BE dhe ministrit Xhafaj, operacioni i bujshëm policor ‘Forca e Ligjit’ dhe Vettingu në Policinë e Shtetit.
Ky takim vjen vetëm dy ditë pas mbledhjes së Task-Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’. Janë 38 dosje të organizatave kriminale, që kanë përfunduar në duart e policisë dhe që së shpejti pritet të kemi efektet e para të operacionit.
Dy ditë më parë, disa prej zyrtarëve më të lartë në vend, Kryeprokurorja Arta Marku, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kreu i SHISH, Helidon Bendo, ishin në zyrën e ministrit Fatmir Xhafaj, ku në fokus ishin pikërisht 38 dosjet nën hetim të bandave kriminale dhe goditja e tyre.
Report Tv mësoi se ky operacion ka vën në lëvizje grupet e krimit, të cilët po tentojnë të përdorin mënyra të ndryshime për të fshehur pasuritë e tyre të vëna në rrugë të paligjshme, duke i regjistruar ato në emrat e personave të tretë apo duke i legalizuar. Ndërkohë, që ‘Forca e Ligjit’ pritet të japë efektet e para në muajin shkurt të këtij viti.
Nga ana tjetër, edhe Vettingu në Policinë e Shtetit është një proces që po merr rrugët ligjore, ku në ditët e ardhshme projektligji do të dorëzohet në Kuvend.
Sigal