“Zbarkon” OSBE/ODIHR, sot konferenca e shefit të misionit për 18 qershorin

382
Ditën e sotme në Shqipëri do të mbërrijë misioni i OSBE/ODIHR i cili do të monitorojë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri.

Në një njoftim për shtyp, thuhet se ky delegacion do të kryesohet nga ambasadori Peter Tejler, i cili ditën e sotme do të prezantojë edhe rolin dhe aktivitetin e misionit.

“Misioni vëzhgues i zgjedhjeve të OSBE / ODIHR dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri veprojnë veçmas dhe në mënyrë të pavarur sipas mandateve të tyre”, thuhet në njoftim.

Konferenca e shefit të misionit vëzhgues të OSBE /ODIHR do të zhvillohet sot në orën 11:00.
Sigal