Zbardhet takimi i Xhafajt me ambasadorin Lu: Shumë shpejt do të vijnë…

682
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti më herët në një takim ambasadorët e akredituar në vendin tonë, atë të SHBA-ve, Dnald lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutitn.
Ka qenë vetë Xhafaj, i cili ka zbardhur detajet e takimit mes tij dhe ambasadorëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale Xhafaj ka bërë të ditur se së shpejt në Shqipëri do të vijnë ekspertët e FBI-së, të cilët do të vendosen në Ministrinë e brendshme.
Ndërkohë mbetet për tu parë ajo se çfarë do të hetojnë dhe më pas të zbardhin ekspertët e FBI-së, në një kohë që në Shqipëri, përveç ish ministrit Tahiri edhe emrat të tjerë politikanësh dhe ministrash përflitet se janë të lidhur me krimin.
‘Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: Shumë shpejt mbërrijnë në Tiranë ekspertët e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!’, shkruan Xhafaj.
Sigal