Zbardhet takimi i Metës me Lu dhe Arvizun, qëndrimet që shprehu kreu i Kuvendit për zgjedhjet dhe kanabisin

53
Zbardhet takimi i kryeparlamentarit Ilir Meta me Ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu dhe Zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik Ambasador Alexander A. Arvizu i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri z. Donald Lu.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Zv. Ndihmës Sekretari i SHBA Arvizu vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA dhe ndanë shqetësimin e përbashkët mbi situatën aktuale politike në vend.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u shpreh se Shqipëria e vlerëson mbështetjen e pandalur amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit duke nënvizuar se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.