Zbardhet plani paraprak hetimor për çështjen “Tahiri”. Lista e zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar

687
Zbardhet Plani Paraprak i Hetimit të Komisionit Parlamentar për “Çështjen Sajmir Tahiri”
Do thërriten si dëshmitarë kryeministri dhe kupola e Ministrisë së Brendshme, e Policisë së Shtetit 
Dje, Komisioni Parlamentar Hetimor për Çështjen “Saimir Tahiri” u mblodh për të përcaktuar rregulloren dhe Planin Paraprak të Hetimit. Deputetët socialistë kërkuan kohë më shumë për të studiuar materialet. Ky Komision Parlamentar I Hetimit do të vendosë që të paraqiten për dëshmitar edhe Kryeministri Rama, ministri Brendshëm, Xhafa, ministrja e Drejtësisë Gjonaj etj. Do të hetohet roli, dijenia dhe përgjegjësia e Kryeministrit, anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, veprimet apo mosveprimet e tyre, në parandalimin dhe ndëshkimin e fenomenit të kultivimit të kanabisit, apo trafikimit të lëndëve narkotike;

Emrat e dyshimtarëve:
Në kuadër të analizës së plotë mbi këtë çështje, do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, personat, apo funksionarët publik të mëposhtëm:
Edi Rama- Kryeministër
Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
Saimir Tahiri- Ish – Ministër i Brendshëm
Visho Ajazi Lika- Ish – Drejtor i Përgjithshëm i SHISH
Haki Cako Ish – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Ardi Veliu- Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Helidon Bendo- Drejtor në detyrë i Shërbimit Informativ të Shtetit
Për t’u identifikuar emrat Drejtorët apo ish- Drejtorët e Drejtorisë së Policisë në 12 Qarqet e Shqipërisë, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018. Besim Hajdarmataj- Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Etilda Gjonaj- Ministër i Drejtësisë. Arqile Koça. Rovena Gashi- Drejtori dhe ish- Drejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Jashtë, në Prokurorinë e Përgjithshme. Odeta Thëngjilli-Drejtore e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Për t’u identifikuar emri Drejtorin e IEVP nr. 313 “Jordan Misja”. Për t’u identifikuar emrat Drejtorët e Policisë në Pikat e Kalimit të Kufirit, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018. Për t’u identifikuar emrat Drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018. Dritan Zagani Ish- punonjës i Policisë së Shtetit. Për t’u identifikuar emrat Drejtori apo ish Drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018. Për t’u identifikuar emrat Drejtori apo ish- Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, gjatë periudhës 1 Janar 2014 – 5 Mars 2018. Komisioni rezervon të drejtën që ne Planin e Hetimit të thërras për të dëshmuar çdo person, apo funksionar tjetër që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë në këtë çështje nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.
Sigal