Zbardhet përplasja/ Sherr për kostumet, Braçe: I imi kushton 300 mijë lekë, Shehaj: Po syzet? Ti ke pirë…

590
Deputetët u përfshinë dje në një sherr kostumesh teksa diskutonin projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Mazhoranca dhe opozita u përplasën dje në debate të ashpra gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ku po diskutoheshin koncesionet dhe ndikimi i tyre në buxhet. Replikat mes dy deputetëve socialistit Erion Braçe dhe demokratit Agron Shehaj, ndodhen gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave Arben Ahmetaj. Deputetët e opozitës braktisën debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.
Ky i fundit i tërhoqi vëmendjen Braçes se rroga që merr nuk justifikon shpenzimet e tij, duke filluar nga kostumi që kishte veshur dhe deri te syzet. Kaq mjaftoi që Braçe t’i tregonte jo vetëm faturën e kostumit, por edhe t’ia rekomandonte rrobaqepësin shkodran zotit Shehaj që të qepte dhe ai një kostum 300 mijë lekë të vjetra dhe jo 1500 euro sa e kishte. Tensionet u rritën kur Shehaj tha se 300 mijë lekë janë më shumë se rroga mesatare në Shqipëri. Deputeti socialist i tha biznesmenit se aq është rroga që ai paguan punëtorët e tij, që sipas tij i trajton si skllevër.
Deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe t’i tregonte edhe kanotierën. Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër. Pas kësaj ishte radha e Shehaj të shpë-rthente duke i kërkuar Bra-çes të tërhiqte pas akuzat, sipas tij. “Nuk keni punuar një ditë dhe guxoni t’i quani bashkëpunëtorët e mi sklle-vër. Turp!”,- deklaroi deputeti demokrat Agron Shehaj. Në këtë moment deputetët e opozitës u larguan në shenjë proteste nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. “Të të vijë turp!”,-tha z.Shehaj i cili largohet së bashku me kolegët opozitarë në mënyrë demonstrative nga salla e komisionit.
Erjon Braçe: Ky kostumi im bën vetëm 300 mijë lekë të vjetër dhe po të duash ti që e ke kostumin 1500 euro të marr unë dhe të çoj tek ai që e qep unë. Është një djalë flori, djalë vendi nga Shkodra që mund të të qep një kostum si puna e këtij që kushton vetëm 300 mijë lekë të vjetra.
Agron Shehaj: 300 mijë lekë të vjetra është më e lartë se rroga mesatare e Shqipërisë, jo vetëm.
Erjon Braçe: Është sa paga minimale që ti u paguan atyre punëtorëve që i përdor si skllevër në biznesin tënd, dakord. Atyre të rinjve që ti i përdor si skllevër në biznesin tënd. Dhe mos e zgjat më se ka dhe më.
Agron Shehaj: Këto janë budallallëqe…..
Sigal