Zbardhet letra e Ministrit Naço, e datës 06.11.2015, që anulon tenderin

451
Gazeta “Telegraf” ka zbardhur letrën që ministri i Drejtësisë Nasip Naço, në datën 06.11.2015 i ka drejtuar Shoqërisë “Shërbimi Përmbarimor Zig” shpk, në dijeni edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi dhe Avokaturës së Shtetit, për të anuluar tenderin e zhvilluar në datën 20.07.2015 për “Procedurë e Hapur” me objekt “Projektimi, financimi, informatizimi, ekzekutimi i vendimeve penale me procedurën konkurruese për dhënien me koncesionit/ppp me objekt, “Projektimi, financimi, informatizimi, ekzekutimi i vendimeve penale me gjobë, vendimeve për shpenzimet procedurale në të gjitha fazat e procedimit penal, si dhe detyrimi civil i caktuar në vendimin penal” në të cilën është shpallur fituese Shoqëria “Shërbimi Përmbarimor Zig” shpk.
Ja përse u anulua tenderi nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço?
Sipas ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, Referuar informacionit datë 18.08.2015 për mosdiskutimin e projektit në Komitetin e Strategjik të Qeverisë, si dhe moskthimit të përgjigjes shkresës nr. 231/21 datë 14.08.2015 “Dërgim kontrate për këshillim” nga Avokatura e Shtetit në respekt të nenit 15 të ligjit nr. 10018/2008, Autoriteti kontaktor, Ministria e Drejtësisë me urdhër 231/24, ka anuluar procedurën për dhënien e koncesionit/ppp me objekt, “Projektimi, financimi, informatizimi, ekzekutimi i vendimeve penale me gjobë, vendimeve për shpenzimet procedurale në të gjitha fazat e procedimit penal, si dhe detyrimi civil i caktuar në vendimin penal”.
Zbardhja e letrës së Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço
Drejtuar: Shoqërisë “Shërbimi Përmbarimor Zig” shpk
Për dijeni: Z.EngjëIl AGAÇI
Sekretar i Përgjithshëm pranë Këshillit të Ministrave
Avokaturës së Shtetit
Në mbështetje të ligjit Nr. 125/2013 “Për koncesionet/ ppp” si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.575 datë l0.7.2013, “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve/partneritetit publik privat”, Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar më datë 20.07.2015, procedurën konkurruese “Procedurë e Hapur” me objekt “Projektimi, financimi, informatizimi, ekzekutimi i vendimeve penale me procedurën konkurruese për dhënien me koncesionit/ppp me objekt, “Projektimi, financimi, informatizimi, ekzekutimi i vendimeve penale me gjobë, vendimeve për shpenzimet procedurale në të gjitha fazat e procedimit penal, si dhe detyrimi civil i caktuar në vendimin penal” në të cilën është shpallur fituese Shoqëria “Shërbimi Përmbarimor Zig” shpk. Referuar informacionit datë 18.08.2015 për mosdiskutimin e projektit në Komitetin Strategjik të Qeverisë si dhe moskthimit të përgjigjes shkresës nr. 231/21 datë 14.08.2015 “Dërgim kontrate për këshillim” nga Avokatura e Shtetit në respekt të nenit 15 të ligjit nr. 10018/2008, Autoriteti kontaktor, Ministria e Drejtësisë me urdhër 231/24, ka anuluar procedurën për dhënien e koncesionit/ppp me objekt, “Projektimi, financimi, informatizimi, ekzekutimi i vendimeve penale me gjobë, vendimeve për shpenzimet procedurale në të gjitha fazat e procedimit penal, si dhe detyrimi civil i caktuar në vendimin penal”.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.
Ministri Nasip Naço

Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë: Ministri Manjani mbështet vendimin e marrë nga zoti Nasip Naço
Ministria e Drejtësisë ka reaguar publikisht ndaj botimeve të shtrembëruara në media, dhe sqaron se ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani e mbështet vendimin që ka marrë paraardhësi i tij, Nasip Naço. Ndër të tjera, në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet: “Ju lutem të merren masat për paraqitjen reale të fakteve dhe rrethanave të kësaj vendimmarrje dhe njëkohësisht më lejoni t’ju informoj në lidhje me qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani lidhur me këtë çështje, si më poshtë vijon: Ministri i Drejtësisë, z.Ylli Manjani mbështet vendimin e marrë nga ana e z. Nasip Naço mbi anulimin e koncesionit si dhe gjen rastin të bëjë me dije se, nuk do të ndërmerret asnjë hap i mëtejshëm për vijimin e kësaj procedure”.
Sigal