Zbardhet kontrata DIA-CEZ, bien poshtë shpifjet për Metën

589
Para disa ditësh, një sajt elektronik, “BIRN” shkruan se Meta është i implikuar në marrjen e një rryshfeti prej miliona eurosh nga Kastrot Ismailaj në favorizimin që i është bërë kompanisë së tij “DIA” për mbledhjen e borxheve të OSHEE-së. Kjo akuzë sipas “BIRN” është bazuar në disa të dhëna që kishin dhënë studioja ligjore ndërkombëtare, që po mbron OSHEE, në gjykatën e arbitrazhit. Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015 shkruan se “DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje, gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011. “Brenda transfertave [përfituesve] të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion…si dhe një zyrtar i ERE,” shkruan Clifford Chance në ankimimin e saj në gjykatë. 

Zbardhja e kontratës DIA-CEZ

Gazeta “Telegraf” publikon kontratën origjinale të kompanisë së Kastriot Ismailajt “DIA” me ish-CEZ (sot OSHEE-në) për mbledhjen e borxheve , për të cilën në një shkrim të reporter.al është akuzuar llir Meta. Kontrata është nënshkruar mes çekëve që kanë patur në administrim OSHEE- në dhe “DIA”-s më 1 shtator të vitit 2010. Kontrata quhet “Marrëveshje për Shërbim në Mbledhjen e Borxheve”, lidhur mes degës në Shqipëri “DEBT INTERNATIONAL ADVISORY LTD” dhe “Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes SH.A”. Ajo është firmosur nga drejtuesit çekë: presidenti i Bordit të Drejtorëve Josef Hejsek dhe drejtorit të sektorit të Finances dhe anëtarit të Bordit të Drejtorëve Jan Ivan. “DIA” një degë e së cilës vepron në Shqipëri, në zbatim të ligjeve të “British Virgin Islands”, përfaqësohet nga Kastriot Ismailaj, që cilësohet si “agjenti” në kontratë. Kontrata 16 faqëshe është në gjuhën angleze, e vlefshme për 2 vite, me qëllim zgjatjen edhe me dy vite të tjera. 

Ja faktet që dëshmojë shpifjet ndaj Metës

Pretendimet se Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është ka përfituar rryshfete bien poshtë, pas zbardhjes së kontratës origjinale të kompanisë ndërkombëtare të mbledhjes së borxheve, DIA me CEZ Shpërndarje (sot, OSHEE). Ndryshe nga sa thuhet në media deri tani, apo nga pretendimet e Partisë Demokratike, data e themelimit të kornpanisë “DIA” ka qenë 5 korriku 2010. Data e regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Bizneseve është në 4 gusht të po atij viti. Ndërsa data e lidhjes së kontratës mes CEZ dhe kësaj kompanie është bërë në 1 shtator 2010, kohë në të cilën Meta mbante detyrën e ministrit të Jashtëm, dhe po në atë kohë, ka qenë në vizitë në Honduras, gjatë të cilës është deklaruar njohja zyrtare e shtetit të Kosovës nga Hondurasi, e vetmja njohje me rëndësi të madhe, sepse vinte para vendimit të gjykatës speciale të gjyqit Serbi – Kosovë. Gjithsesi, datat e kontratës që publikon “Telegraf” dhe të dhënat e tjera që përmban kontrata, hedhin poshtë pretendimet e deritanishme në media dhe në PD. Ndërkohë që gjatë datave 29 nëntor-1 dhjetor 2010 Meta ka marrë pjesë në mbledhjen e aksionerëve të bordit të CEZ, si ministër i Ekonomisë dhe përfaqësues i aksioneve shtetërore në CEZ, gjë që e kanë bërë të gjithë ministrat e Ekonomisë, para dhe pas tij. Me Kushtetutë, ministri i Ekonomisë është përfaqësues i aksionerit-shtet.



PD organizon prapaskenat e shpifjes dhe roli i Saip Dollapit

PD-ja ka akuzuar rëndë llir Metën, si të përfshirë në këtë aferë, aq sa kryetari i saj, Lulzim Basha ka kërkuar publikisht dorëheqjen e Ilir Metës nga posti I Kryetarit të Kuvendit. Por ajo që zbulohet është se kontrata është firmosur nga Kastriot Ismailaj dhe drejtorët çekë. Më vonë, pas largimit të ëekëve, në krye të institucionit u emërua Sait Dollapi, funksionar i PD, që nisi një procedurë tjetër, atë të zgjedhjes së studios ligjore, që do të përfaqësonte Shqipërinë në arbitrazh. Megjithatë, kuptohet qartë se kush e ka”kurdisur” kakofoninë për të lidhur afatin e nënshkrimit të kësaj kontrale me llir Metën, të cilin pretendojnë se ka qenë kryeministër, kur në fakt ka pasur një tjetër funksion. Dikush ka dashur të fshehë të dhënat, por mbeten të paqarta deri më tani disa pyetje: Pse në dokumentin e avokatëve, të cilët kontrollohen nga OSHEE hidhen hije dyshimi dhe nxirren të dhëna sikur është dhënë rryshfet për IIir Metën për lidhjen e kontratës? Nëse është padije e zyrtarëve të OSHEE për atë që thonë avokatët, kjo do të ishte naive, ndërsa nëse do të ishte tendencioze, atëherë do të çonte në një agravim të raporteve PS-LSI, për sa kohë që OSHEE drejtohet nga një zyrtar socialist. Ose në variantin tjetër, është e vërtetë tashmë se kompania e përzgjedhur për të mbrojtur OSHEE, është e njëjta kompani që ka qenë e prenotuar që në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte zyrtari i PD, Sait Dollapi, çka lë të nënkuptohet se mund të ketë influencën e vet në këtë zhurmë medialike, vetë Partia Demokratike.
Sigal