Zbardhet debati: Këshilltarja e PS fyen qytetarët e Kavajës

157
Dhurata Sheme është këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Kavajës, njëherazi edhe nënkryetare e këtij këshilli.
Gjatë një mbledhjeje të këshilltarëve,ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Isa Sakja, Sheme ka përdorur një batutë fyese në drejtim të qytetarëve, duke i cilësuar ‘llogje Kavaje’.
Kjo ka sjellë reagimin jo vetëm të këshilltarëve, por edhe kryebashkiakut, i cili i ka kërkuar të kërkojë ndjesë dhe të tërheqë fyerjen.
“Ti në këtë pozicion ke ardhur me votën e qytetarëve dhe ne të gjithë jemi përfaqësues të qytetarëve. Jo ty, por askënd nuk lejoj që të fyejë qytetarët e Kavajës, të cilët janë njerëz të ndershëm dhe punëtorë”, tha kryebashkiaku Sakja në reagimin e tij.