Zbardhet axhenda e Mogeritnit në Tiranë, mbështetje për BE-në

445
Sigal

Ministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogerin do të vizitojë nesër Tiranën. Diplomatja italiane do të bëjë një turne në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor (Sarajevë, Prishtinë, Shkup, Tiranë, Beograd e Podgoricë) në një prej vizitave të para që prej marrjes nga Italia të kryesimit të radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Vizita e Mogerin-it në Tiranë  merr një rëndësi të veçantë vetëm një muaj nga dhënia e Statusit të vendit kandidat, një hap që Italia e ka mbështetur gjithnjë me vendosmëri edhe falë lidhjes së fortë mes dy vendeve. Gjatë kryesimit të saj Italia do të vijojë të mbështesë procesin e reformave evropiane të ndërmarra nga Shqipëria. Shefja e diplomacisë italiane nis takimet në Tiranë me homologun shqiptar Ditmir Bushati, për të vijuar me takimet me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Presidentin e Republikës Bujar Nishani si dhe me Kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. –