Zbardhet agjenda e takimeve të Nuland me drejtuesit e politikës

499
N/Sekretarja e Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Victoria Nuland do të zhvillojë nesër në Tiranë një vizitë zyrtare të paralajmëruar pak kohë më parë, ku do të ketë takime me drejtuesit e politikës. Në qendër të takimeve mendohet se do të jetë reforma në drejtësi, e cila është në hapat e fundit sa i përket miratimit të saj. Sipas axhendës së publikuar, Victoria Nuland takimin e parë do ta zhvillojë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, në orën 14:30. Një orë më pas, pra në 15:30, zyrtarja e lartë e Deprtamentit të Shtetit do të takojë kreun e PD, Lulzim Basha. Pas këtij takimi, Nuland do të takojë edhe Kryeministrin Edi Rama. Në orën 18:00, Victoria Nuland përmbyll takimet dhe vizitën në Shqipëri.
Sigal