Zbardhen emrat e PS-së për KQZ, rikthehet i dorëhequri Denar Biba

425
Sigal

5 muaj larg nga mbajtja e zgjedhjeve, PS-ja ka përzgjedhur emrat e saj për plotësimin e vendeve vakante në KQZ. Socialistët kanë vendosur të rikthejnë në trupën zgjedhore Denar Bibën, ish-nënkryetarin e KQZ-së, i cili do të mbajë të njëjtin pozicion. Emri i dytë i zgjedhur nga socialistët është një juriste me eksperiencë të gjatë, aktualisht Drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Edlira Jorgaqi, por pritet ende zyrtarizimi i saj. Jorgaqi në 2011 u rrëzua nga mazhoranca e djathtë si e dekretuar e ish-Presidentit Bamir Topi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Asokohe emri i saj u hodh poshtë në Komisionin e Ligjeve dhe nuk u dërgua për votim në Kuvend, pasi shumica e cilësoi atë një kandidaturë politike që nuk plotësonte kriteret profesionale. Emri i tretë që duhet të plotësojë vakancat në KQZ do të vij nga radhët e LSI-së. mësohet se LSI po diskuton disa emra, por ende nuk e ka kandidaturën finale që do ti propozojë Kuvendit. Mazhoranca ka vendosur të mos ndërhyjë për një formulë të re të KQZ, pavarësisht frymës që prevalon në Kodin Zgjedhor, nuk do të kërkojë rikompozim për të patur shumicën në Komision. Me këto përzgjedhje mazhoranca plotëson boshllëkun e krijuar që nga muaji prill i 2013 në institucionin më të lartë zgjedhor.