Zbardhen DETAJE, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e perbashket të kryesisë dbe grupit

434
Sigal

Gjatë ditë së sotme kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryesinë e partisë së tij dhe me grupin e ish deputetëve.

Mesohet se ai ka deklaruar se:

Mesazhet e 30 qershorit jane te qarta:

1. Rama edhe kur i bën i vetëm kandidimet, votimet dhe numërimin, edhe kur nuk ka kundërshtar për të vjedhur, vjedh dhe manipulon. Këtë e deshmojnë qindra denoncime nga media dhe mijëra të tjera nga qytetaret si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, me i keqi që nga 97. Rama e beri për të rritur pjesemarrjen fiktive. ODIHR vuri vulën per rolin kriminal të KQZ në këtë operacion të paparë manipulimi. Me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.

2. Konstatimet paraprake te ODIHR nxjerrin mes shum problemeve 2 çeshtje kryesore:
a) dekreti i presidentit është në fuqi, farsa e 30 qershorit është nul sepse është kundër parimit themelor të sundimit të ligjit
b) regjistrimi i patericës së krijuar nga Edi Rama për të krjuar iluzionin e garës u bë në shkelje të ligjit. Votimi i 30 qershorit është nul.
3. Refuzimi që shqiptarët i bënë farsës është refuzim ndaj regjimit të Edi Ramës. Ndonëse PD është aksionierja kryesore e këtij refuzimi popullor ka shumë aksionere. Më ne u bashkua shumica absolute e shqiptarëve. Ky është refuzim i regjimit të Edi Ramës. Detyra jonë është që, nëpërmjet aksionit tonë politik, ta kthejmë këtë nga shumicë refuzuese për regjimin e Ramës, në një shumicë shprese dhe besimi për ndryshim.
Ftesa ndaj shqiptarëve për ditën e hënë është: të gjithë bashkë kundër diktaturës, në mbrojtje të familjeve dhe fëmijëve tuaj, në mbrojtje të Demokracisë dhe Kushtetutës.
Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë në vendosmërinë tonë: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale.
Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përçare PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injorojoni, përbuzini, e gjithë energjia në aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre Edi Ramës!