Zbardhen bisedat e anëtarëve të bandave kriminale me deputetë dhe kryebashkiakë për shërbime publike

638
Sigal

Petraq BARJAMI

RENEA e FNSH ‘zbarkon’ sërish në Shijak, kontrolle në banesa dhe biznese

Shërbimet e fshehta policore të Gjermanisë zbulojnë laboratorin e drogës në Has dhe përgjimet e grupeve kriminale

Pardje u arrestuan 2 ish-deputetët socialistë Arben Ëuko, i akuzuar për korrupsion dhe Arben Ndoka për përvetësim të pronave, faktet e të cilëve dolën nga përgjimet e bisedave telefonike, që kishin bërë shërbimet e fshehta gjermane ndaj grupeve kriminale të trafikimit të drogave. Mbrëmjen e djeshme, sërish RENEA dhe FSHN kanë kanë blinduar qytetin e Shijakut. Të mbështetur nga Grupi i Posaëëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik. Një ditë më para në operacionin policor u arrestua edhe Flamur Avdyli, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por po dje u lirua për mungesë provash. Mbase forcat speciale të policisë, pa prova, por vetëm me të thëna, bënë spektakël policor, derisa nuk kishin provat e mjaftueshme për të mbështetur e provuar akuzat e arrestimit.

Mega-operacioni Policor “VOL-VOL 4” , 2 vite hetime, por pak rezultate

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligj-zbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”. Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë. Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Këto arrestime vijnë në kohën që Arbër Ëekaj, pronari i Arbri Garden kontejnerët me banane, të cilit u kapën me kokainë ndodhet në burg në Gjermani. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që Ëekaj të ketë thyer kodin e heshtjes dhe të jetë rrëfyer për policinë gjermane, e cila ka bashkëpunuar më pas me policinë shqiptare në operacionet e fundit duke ëuar pas hekurave disa persona si pjesëtarë të 4 grupeve kriminale dhe zbuluar rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Roli i shërbimeve të fshehta gjermane

Laboratori i drogës në Has u zbulua nga shërbimet e fshehta gjermane, sikurse ndodhi disa vite më parë edhe për laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pohoi dje se kishin 2 vite që këto grupe kriminale po përgjoheshin. Mirëpo, rezultati është jo i suksesshëm, sepse nuk u kapën kokat drejtuese të grupeve kriminale. Pyetja është: Si ka mundësi që policia e Shtetit të përgjojë e të mbajë nën vëzhgim 2 vite grupet kriminale (sië pohoi vetë kryepolici Veliu) dhe në përfundim të operacionit të mos arrestohen kokat? Të mos zbulohen destinacioni i kokainës, organizuesit, drejtuesit? U dekonspirua operacioni i Policisë? Paaftësi? Apo Policia e Shtetit nuk dinte asgjë, por u njoftua vetëm 2 ditët e fundit nga shërbimet e huaja gjermane? Si ka mundësi që të dyshuarit si drejtues të grupeve kriminale, u lanë të lirë të ikin nga Shqipëria?

Berisha tregon se kush e dekonspiroi operacionin e policisë dhe kujt i përkisnin 5.2 ton heroinë

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në aksionin e policisë së një dite më parë ishin lëshuar 46 urdhër-arreste, por u arrestuan vetëm 26 persona, pasi të tjerët u larguan sepse u njoftuan. Sipas tij aksioni u dekonspirua nga vetë policia, ndërsa 5.2 ton heroinë që u kap në has i përket kupolës së lartë politike. Berisha: E vërteta është që fundjava mbi të gjitha mund të quhet dekonspirimi i operacioneve ndërkombëtare. Sië e the vetë janë lëshuar 46 urdhër-arresti, por janë arrestuar vetëm 26 vetë, pasi të tjerët janë larguar, ata që mbrohen nga politika. Raportet flasin për 5.2 tonelata heroinë po të kthesh opiumin në heroinë. Mos harro se lëvizin 5 tonelata heroinë për 2 apo 3 fshatarë, ata kanë një proteksion të madh shumë. 5.2 tonelata heroinë janë një sasi e madhe për Europën. Partnerët nuk dështua, ata e kapën drogën, por nuk u kapën bosin. U kapën fshatarët, një punonjës zjarrfikësish në Shkodër dhe një biznesmen turk. Aksioni është dekonspiruar nga policia. Kupola politike e kësaj sasie kolosale u njoftua për këtë. Droga i përkiste një kupole të lartë.

 

Roli i Lul Berishës

Pas operacionit ku u zbulua laboratori i drogës në Has kanë dalë detaje të reja lidhur me grupin që kishte porositur sasinë e lëndës narkotike. Dyshohet se porosinë për heroinën në Has e ka bërë grupi i Avdylajve, tashmë të arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme. Burime informojnë se Lul Berisha ka marrë përsipër trafikun e drogës. Heroina po përgatitej në laborator për t’u shitur në Gjermani. Lul Berisha dyshohet se ka dalë garant për transportin e heroinës në Gjermani. Ai shpëtoi nga arrestimi i policisë, pasi është larguar me familjen jashtë Shqipërisë. Grupi i Lul Berishës po përgatiste transportin e lëndës narkotike për tregun gjerman.

Gjykata dha vendimin për 5 të arrestuarit

Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë për 5 të arrestuarit pas zbulimit të laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit pak ditë më parë. Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për Xhevit Shutin, Flamur Ëelën, Vehbi Barushin ndërsa “arrest shtëpie” për Mustafë Shutin, “detyrim paraqitje” për Anila Shutin.