Zaganjori takim me Lu dhe Vlahutin: Me rëndësi reforma në drejtësi

399
Reforma në drejtësi ishte fokusi i një takim që kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori pati sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu dhe Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin. Gjatë takimit, Zaganjori u shpreh mbi situatën në gjyqësor dhe nevojën për ndryshime të mëdha e të thella që kërkohen për integrimin e vendit në strukturat e BE-së, forcimin e shtetit ligjor si dhe rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia. Ai informoi Ambasadorët mbi arritjet e realizuara, problematikat e hasura dhe sfidat e përditshme me të cilat përballet Gjykata e Lartë.
Zaganjori tha se Gjykata e Lartë, por edhe sistemi gjyqësor në tërësi ka qenë bashkëpunues në procesin e reformave nëpër të cilat po kalon ky sistem, duke caktuar përfaqësuesit e tij në grupet e punës të ngritura për këtë qëllim. Ambasadorët Lu dhe Vlahutin vlerësuan përpjekjet e deritanishme në drejtim të proceseve reformuese si dhe siguruan vazhdimësinë e asistencës së tyre për realizimin me sukses të këtyre reformave.
Për reformën në drejtësi u mblodh edhe Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Këshilli është i vetëdijshëm se në radhët e gjyqësorit ka edhe gjyqtarë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar. Por nga ana tjeter ai shprehet me vendosmëri se distancohet qartësisht dhe dënon me forcë çdo shfaqje korruptive në sistemin e drejtësisë.
Sigal