Ylli Shehu, nga dënimi për kontrabandë, bëhet deputet në parlament

424
Sigal

Dje Ylli Shehu bëri betimin në parlament, duke marrë mandatin e braktisur të LSI-së.  Mirëpo Ylli Shehu dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe  sipas deklarimit të tij rezulton të jetë i dënuar për veprën penale të “Kontrabandës”. Formulari i dekriminalizimit i Ylli Shehut Ai ka shkruar në formularin e tij se është dënuar si fajtor në vitin 2007 nga Gjykata e Tiranës sipas nenit 174/i të Kodit Penal për veprën penale të “kontrabandës së mallrave të tjera”. Në Kodin e Penal thuhet se neni 174/1 parashikon: Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në dogana, deklarimit të rreme për natyrë, llojin cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet”. Ndërkohë që Ylli Shehu në dokumentin e tij të dekriminalizimit specifikon se është dënuar me 200 mijë lekë dhe se vepra e tij penale është rehabilituar sipas nenit 69/a të Kodit Penal. Ndërkohë që në formularin e dekriminalizimit të Ylli Shehut bie në sy se ai ka deklaruar dhe ndryshimin e gjeneraliteteve. Ai ka deklaruar se më parë ka mbajtur mbiemrin “Lala”, pra Ylli Lala.