Ylli Manjani, Xhafës/ Po survejon Bashën? Je i turpshëm o trafikant

613
Sigal

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka qënë i ashpër në një reagim të tijin pas publikimit të lajmit se kreu i opozitës Lulzim Basha po syrvejohet nga policia.

“Padyshim që Opozita duhet mbajtur në survejim policor…

Opozita është “tradhëtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” (nënkupto kundër Romanës), “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”….

Opozita bën Agjitacion e Propagandë, kundër pushtetit popullor të Rilindjes”, shkruan Manjani në një shënim në rrjetet sociale.

Hajde shtet, hajdeeeeee!

Turp e faqja e zezë!, shkruan ish Ministri i Drejtësisë.

Ja shënimi i plotë i tij në facebook:

Padyshim që Opozita duhet mbajtur në survejim policor…

Opozita është “tradhëtare”, “anti-parti”, “e lidhur me Rusët”, “kundër BE” (nënkupto kundër Romanës), “nxitëse e rrëzimit të pushtetit popullor”….

Opozita bën Agjitacion e Propagandë, kundër pushtetit popullor të Rilindjes.

Kryetari i Opozitës, duhet arrestuar në vend! Ai është fajtori për gjithë këto “të zeza”, që po ndodhin!

Policia nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë. Vetëm të gjëmojë opozitën, që vetëm fjalën ka në dorë!

Por fjala kushton më shumë se trafiku i drogës, krimi dhe korrupsioni!

Hajde shtet, hajdeeeeee!

Turp e faqja e zezë!